
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel ku është pritur nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.
Mbrëmjen e së dielës pritet të zhvillohet edhe një takim joformal mes krerëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili mësohet se është thirrur nga Michel, ndërsa në të do të marrin pjesën edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Joseph Borrel dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković. Takimi vjen pasi Komisioni Europian ka propozuar një metodologji të re për zgjerimin e Unionit.
Ndërsa të hënën në Bruksel do të mbahet konferenca e donatorëve, ku vendi ynë do të prezantohet me një faturë që shkon më shumë se 1 miliardë euro. (A2 Televizion)