Rama në Holandë, kryeministri takim zyrtar me homologun Rutte

Nga A2 CNN
4 Korrik 2022, 13:23 | Politikë
Rama në Holandë, kryeministri takim zyrtar me homologun Rutte

Kryeministri Rama ndodhet në Hagë, ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Mëngjesin e së hënës, kreu i qeverisë pati disa takime, me anëtarë të sistemit gjyqësor ndërkombëtar.

Kryeministri është takuar me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmanski, si dhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.

Gjatë pasdites, do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për mediat me homologun holandez, Mark Rutte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos