Berisha: PS riktheu monizimin, kontrollon 99,9% të pushteteve

Nga A2 CNN
2 Korrik 2022, 20:24 | Politikë
Berisha: PS riktheu monizimin, kontrollon 99,9% të pushteteve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim “online” me shqiptarët në diasporë, ku theksoi se “pas marrjes së Presidentit, Partia Socialiste kontrollon 99,9% të pushtetit”.

“Dua të sjell para jush disa nga zhvillimet dramatike, të cilat e bëjnë kritike situatën në Shqipëri. E para, pas zgjedhjes së Presidentit, PS ka rikthyer në Shqipëri monizmin e plotë. Para zgjedhjes së presidentit, nga viti 2013, në të cilën një mazhorancë kishte gjithsej 48% të pushtetit në Shqipëri, në vitin 2020 mazhoranca arrin të ketë 91% të pushtetit në Shqipëri. Të ketë më shumë seç kishte PPSH në vitin 1991. Dhe pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës, kjo përqindje shkon në 99,9%”, u shpreh Berisha.

https://a2news.com/2022/07/01/berisha-rames-7-korriku-eshte-vetem-fillimi-une-e-mbaj-fjalen/

Më tej, Berisha deklaroi se diaspora ka një rol të rëndësishëm në zhvillimet e vendit, ndërsa theksoi se qeveria nuk ka lejuar votën e emigracionit: "Në rrafshin politik, emigracioni dhe diaspora janë të përjashtuarit e mëdhenj nga Shqipëria. Shqipëria nuk mbyll kufijtë si dikur ndaj emigracionit e diasporës, por ajo nuk ka lejuar votën tuaj, nuk ka vendosur atë bashkëpunim të domosdoshëm për zhvillimin e saj dhe përparimin e shqiptarëve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos