Festa e SHBA në Tiranë, Meta tregon historinë, ambasadorja apelon për qëndrime aktive

Nga A2 CNN
2 Korrik 2022, 15:33 | Politikë
Festa e SHBA në Tiranë, Meta tregon historinë, ambasadorja apelon

U mbajt ne Tirane ceremonia me rastin e 246-vjetorit te Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Ambasadorja Yuri Kim tha se historia e popullit amerikan tregon, që në nisje të Kushtetutës, se nuk pranojnë urdhra monarkësh e diktatoresh dhe nuk janë thjesht spektatorë të ngjarjeve që shpalosen para syve pasivë.

“Kushtetuta jonë fillon me pranimin se pushteti buron nga “Ne, Populli” dhe se jemi “Ne, Populli” që shpallim synimin tonë për të formuar një bashkim më të përsosur. Ne populli, populli amerikan, kemi këmbëngulur që në çastet e para si komb që duhet të jetojmë në mënyrë veprore, jo pësore, duke marrë përgjegjësi për veten dhe duke kërkuar llogari nga udhëheqësit që zgjedhim. Demokracia nuk është një dhuratë që jepet nga zemërgjerësia ose merret me përulësi. Ky është një çmim i gjallë që “Ne, Populli” fituam në betejën e vështirë për pavarësi – qoftë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1776 apo në Shqipëri në vitin 1912”, ishin fjalët e ambasadores.

Kim shtoi se “ teksa mendojmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri këtë vit dhe 30-vjetorin e përfundimit të komunizmit, le t’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin dhe përgjegjësinë solemne që të gjithë ne këtu kemi për të çmuar, ruajtur, mbrojtur, forcuar, dhe bashkëndarë demokracinë - demokracinë për të cilën secili nga popujt tanë - amerikanë dhe shqiptarë - kanë luftuar aq shumë”.

Ndërkohë, presidenti Ilir Meta përmblodhi në fjalën e tij momentet kyçe që përcaktojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos