“Qëllimi i Putinit është Europa”. Miratohet amendamenti i propozuar nga Mediu në Asamblenë e OSBE-së

Nga A2 CNN
4 Korrik 2022, 10:15 | Politikë
“Qëllimi i Putinit është Europa”. Miratohet

Gjatë takimit të Asamblesë parlamentare të OSBE-së në Brimingam të Anglisë, Kryetari Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në sesionin plenar në hapje, propozoi një amendament në Rezolutën për Ukrainën, që u mbështet nga Senatori Amerikan Roger Wicker dhe Kongresmeni Joe Wilson, dhe u miratua nga Asambleja:

“Asambleja Parlamentare e OSBE-së deklaron përgjegjës të gjithë aktorët qeveritarë dhe jo qeveritarë të cilët shkelin sanksionet ndërkombëtare të vendosura kundër Rusisë”.

Pjesë nga amendamenti në Rezolutën për Ukrainën të OSBE-së.

Gjatë fjalës në Komitetin e Politikave dhe Sigurisë gjatë fjalës së tij ai theksoi se: “Mijëra ukrainas burra dhe gra kanë humbur jetën dhe po luftojnë për të mbrojtur vendin dhe lirinë e tyre nga agresioni Rus, por njëkohësisht ata po mbrojnë Europën dhe vlerat e saj. Europa me pushtimin rus të Ukrainës i është kthyer kohëve të saj më të këqija. Qëllimi i Putinit është jo thjeshtë Ukraina, por Europa, prej kohësh Rusia ka penetruar në Ballkan ushtarakisht, me shërbimet e inteligjencës, media dhe ekonomikisht duke forcuar lidhjet dhe qëllimet e saj politike, duke qenë një kërcënim i madh për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit”.

Po ashtu, Mediu theksoi se është e rëndësishme të mbahen përgjegjës të gjitha vendet, veçanërisht Kina që shkel sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos