
Pas vizitës në Turqi, kryeministri Edi Rama është nisur ditën e sotme drejt Hungarisë, për një tjetër vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë do të zhvillojë takime sot dhe paraditen e nesërmes në Budapest.
“Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, shkroi kryeministri në Facebook, pasi mbërriti në Budapest.
Sipas burimeve, nesër pasdite dhe pasnesër do të zhvillojë vizitë në Bullgari. (A2 Televizion)