All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Fushata kundër "grerëzës së zezë", kryeministri Rama publikon videon

Nga A2 CNN
6 Qershor 2021, 11:28 | Politikë
Fushata kundër "grerëzës së zezë",
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama publikoi një video në rrjetet sociale nga zona e Reçit në Shkodër, ku ka nisur puna për dezinfektimin e pemëve të gështenjës kundër insektit të njohur me emrin “grerëza e zezë”.

Kreu i qeverisë shkruan se për mbrojtjen e këtyre pemëve kaq të kërkuara nga tregu vendas dhe ndërkombëtar po përdoret tashmë një metodë e certifikuar nga BE.

All - Paragraf - 3

“Nisi sot në zonën e Reçit Shkodër, fushata e hedhjes së insektit që lufton "grerëzën e zezë" të gështenjave. Kjo metodë e certifikuar nga BE siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti shumë të kërkuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar”, shkruan Rama përkrah videos. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos