Rama në konferencë me Dendias: Dakord të zgjidhim në frymë konstruktive të gjitha çështjet

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 13:38 | Aktualitet
Rama në konferencë me Dendias: Dakord të zgjidhim në

Kryeministri, Edi Rama, deklaroi në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm grek se të dyja palët kanë rënë dakord që të zgjidhin në mënyrë konstruktive të gjitha çështjet e lëna pezull mes dy vendeve.

Duke vlerësuar Greqinë si një partner strategjik, Rama nënvizoi se zgjidhja e çështjeve të lëna pezull është në interes të të dyja vendeve për të ardhmen.

“Mirëpresim këtu mikun tonë për të folur për rrugën e përbashkët të të ardhmes si dy fqinjë që nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin, por jemi bashkë në një diell prej mijëra vjetësh dhe kemi detyrimin të bëjmë më të mirën. Në nivelin politik duhet të bëjmë që njerëzit e zakonshëm, shqiptarët dhe grekët, bëjnë me marrëdhëniet njerëzore dhe që ne duhet t’i ngremë në njëjtin nivel pritshmërie. Ne kemi hapur një kapitull pozitiv me qeverinë e Greqisë.

Për ne, Greqia është një partner strategjik dhe një fqinj i çmuar. Greqia ka qenë një ndër vendet që jo vetëm morën pjesë, por dhe që kontribuoi drejtpërdrejtë gjatë konferencës së donatorëve dhe ne sot kemi konfirmuar atë që kemi dakordësuar më parë. Jemi dakord të punojmë për të adresuar dhe zgjidhur me frymë konstruktive të gjitha çështjet që duhet të zgjidhen mes vendeve tona. Nuk është vetëm çështje e Greqisë çështja e të drejtave të minoritetit grek, është e jona gjithashtu”, u shpreh kryeministri Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos