
Me anë të një statusi në Facebook, kryeministri Rama ka bërë të ditur se nga kjo e hënë mund të merren leje në e-Albania edhe për arsye shëndetësore.
Rama thekson se qytetari mund të shoqërohet vetëm nga një person, ndërsa duhet të ketë me vete një dokument mjekësor për vizitën.
Postimi i plotë i kryeministrit
NGA SOT NË www.e-albania.al EDHE LEJE - DALJET PËR ARSYE SHËNDETËSORE?
?KUJDES! QYTETARI DUHET TË KETË ME VETE NJË DOKUMENT MJEKËSOR PËR VIZITËN!
? QYTETARIN MUND TA SHOQËROJË VETËM NJË PERSON TJETËR!
? AUTORIZIMI VLEN VETËM PËR RRUGËN SHTËPI-QENDËR SHËNDETËSORE-SHTËPI
? NDIQNI PROCEDURËN E THJESHTË NË E-ALBANIA ?
Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje për dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania
- Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj
-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”
-Zgjidhni opsionin "Leje për arsye shëndetësore";
-Shkruani saktë datën, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës
Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:
-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t'ju shfaqet direkt në listë.
Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij
Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin
Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.
Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania
? Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal! (A2 Televizion)