
Kryeministri Edi Rama sqaroi se ditën e nesërme, 1 Maj, nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme.
“Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave”, shkroi kreu i qeverisë në Facebook.
Më tej, Rama shtoi se “ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta”. (A2 Televizion)