Rama: Padia ndaj meje, simptomë dëshpërimi e opozitës. Marrëzia e Metës po ndodh para kohe

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 10:23 | Politikë
Rama: Padia ndaj meje, simptomë dëshpërimi e opozitës.

Pas mbledhjes së shtabit elektoral të Partisë Socialiste, këtë të martë, kryeministri Rama komentoi për herë të parë edhe padinë e Partisë Demokratike për inceneratorin e Tiranës.

Rama u shpreh se kjo është një periudhë kur simptomat e dëshpërimit të inekzistencës së lidershipit të opozitës do të bëhen më të dukshme dhe të turpshme.

https://a2news.com/2020/10/19/pd-dorezon-ne-spak-kallezimin-per-inceneratorin-e-tiranes/

“Është një periudhë kur simptomat e dëshpërimit, e mungesës së vizionit, të inekzistencës së lidershipit të opozitës, do të bëhen më të dukshme dhe të turpshme, fjalori shqip do të njoh një shpërdorim të madh, qoftë nga PD, qoftë nga partia presidenciale. Është fakt që përballë kësaj marrëzie, ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetër veçse të vazhdojmë përpara”, u shpreh Rama.

Po ashtu, kryeministri komentoi edhe deklaratat e presidentit Meta, një ditë më parë.

https://a2news.com/2020/10/19/gjoba-e-maskave-meta-nje-maskarade-oshee-kthehet-ne-instrument-policor/

“Është fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe i marrëzisë nga ana e Ilir Metës, po ndodh shumë përpara kohe, në një kuptim. Nuk e di ku do të shkojë kaq herët, sa ka filluar. Nuk është hera e parë, por realisht është shumë e turpshme, shumë sëkëlldiseshe për të gjithë ne, që të kemi një individ në zyrën e Presidentit të Republikës që ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të degraduar, siç është dhe partia nga vjen dhe drejt së cilës shkon”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/akuzat-per-inceneratoret-akil-kraja-kush-i-mori-75-milione-eurot/

A2 CNN Livestream

Latest Videos