Rama: Pavarësisht luftës që po përjetojmë, BE e mbajti fjalën për rindërtimin

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 15:42 | Aktualitet
Rama: Pavarësisht luftës që po përjetojmë, BE e mbajti

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Bashkimit Evropian për të dhënë rreth 100 milionë euro shtesë për Shqipërinë për të përballuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157641379346523

Për kryeministrin Rama, kemi të bëjmë me “një lajm të mirë që pavarësisht hallit të madh të përballimit të pasojave të kësaj lufte botërore", duke iu referuar koronavirusit, "BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit në Bruksel dhe 100 milionë eurot e premtuar nga Komisioni Evropian për rindërtimin, u alokuan në buxhetin e rishikuar të 2020”.

https://a2news.com/2020/04/14/mbi-3-miliarde-euro-per-koronavirusin-ne-buxhetin-e-be-shtohen-edhe-100-milione-eurot-e-termetit-per-shqiperine/

BE-ja ka njoftuar një amendim në buxhetin e saj për 2020, për t’i ardhur në ndihmë disa situatave kritike që po kalojnë vendet anëtare të saj, por edhe ato kandidate si Shqipëria.

Bashkimi Evropian do të parashikojë një shumë 3.5 milionë euro, ku pjesa më e madhe, 3.1 miliardë, do t’i shkojë emergjencës së koronavirusit te vendet anëtare, nga pajisja me materiale shëndetësore, studimet  mbi vaksinën ndaj virusit dhe deri tek transporti i shtetasve evropiane që ndodhen në vende të ndryshme të botës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos