Rama prezanton rezultatet e Këshillimit Kombëtar: Zëri i qytetarëve do të kthehet në plan zbatimi

Nga A2 CNN
7 Prill 2022, 11:15 | Politikë
Rama prezanton rezultatet e Këshillimit Kombëtar: Zëri i

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar të enjten rezultatet e nismës së Këshillimit Kombëtar, ku sipas tij mbi 560 mijë qytetarë, në kushte të plota anonimiteti iu përgjigjën 12 pyetjeve të adresuara nga qeveria për problematika të ndryshme.

Kreu i qeverisë e vlerësoi si pozitiv procesin dhe u angazhua se opinioni i qytetarëve tashmë do të kthehet nga këshilli i ministrave në një plan zbatimi.

“Agjencia për Bashkëqeverisje organizoi dhe koordinoi procesi dhe falë edhe përfshirjes së Instat si një shërbim për këtë proces me cilësi kemi arritur që ta përfundojmë Këshillimin Kombëtar me një rezultat pozitiv për pjesëmarrjen. Kemi gjëra që duhen përmirësuar, si herë e parë kishte të panjohura. Ajo që është më e rëndësishmja është që të gjithë qytetarëve që morën pjesë, pavarësisht opinioneve, t’u kthejmë besimin dhe t’u japim mbrapsht përkushtimin tonë që zëri i tyre të dëgjohet me respekt dhe që opinionet e tyre të kthehen në plane zbatimi në atë që na kanë orientuar, në mënyrë që procesi i Këshillimi Kombëtar të rritet dhe të konsolidohet dhe të përfshijë më shumë qytetarë. Ne kemi bërë një proces me një shkallë anonimiteti ekstreme për t’iu dhënë të gjithëve mundësi të shprehen. Ka një sërë elementesh që meritojnë vëmendjen tonë, si dhe ka dhe sugjerime nga vetë qytetarët që do t’i shohim me vëmendje. Edhe në hartimin e pyetjeve, qytetarët kanë kërkuar të kenë më shumë zë”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos