
Në takimin që pati sot me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, Kryeministri Rama i ka propozuar atij emrin e ri për në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar.
Bëhet fjalë Vlora Hysenin, e cila sipas Ramës, gëzon eksperiencën e nevojshme dhe respektin në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës.
“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetin social Facebook, pas takimit me kreun e Shtetit. (A2 Televizion)