Rama: Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 12:39 | Politikë
Rama: Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme

Qeveria e re e Shqipërisë do të mësohet javën e ardhshme, tha kryeministri Edi Rama në mbledhjen e fundit të qeverisë së mandatit të dytë.

“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju do të vijoni të gjithë punën deri në minutën e kalimit të detyrës. Fatmirësisht kemi një skuadër kampione, ku ka shumë zgjedhje për çdo rol, dhe kampionati katërvjeçar kërkon jo vetëm një formacion të mirë, një kryesi të mirë të grupit parlamentar, por edhe një stol të gjatë rezervash, për të pasur mundësi energjizimi të skuadrës”, u tha Rama ministrave, disa prej të cilëve nuk do të jenë më në mbledhjen e qeverisë së re. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/23/kabineti-rama-3-ministrite-qe-nuk-ndryshojne-pertej-shtatorit/
https://a2news.com/2021/08/25/rama-najada-como-me-ka-komunikuar-lenien-e-mandatit-te-deputetit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos