Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale momente nga takimi i tij i radhës me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në pallatin presidencial.
Kreu i qeverisë po zhvillon një vizitë në Turqi, ndërkohë që ende nuk ka ende detaje nga axhenda e tij, apo arsyet e takimit me presidentin Erdogan.
Vizita e Ramës në Stamboll vjen disa ditë pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për mbylljen e kopshtit “Zubeyde Hanim”.
Ndërkohë, rreth 2 vjet më parë, në janar të 2021, Edi Rama u prit me një ceremoni madhështore nga lideri turk. (A2 Televizion)