Rama: Sharrat e “doktoreshës” dhe britmat e “artistit” gjymtuan protestën

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2018, 11:26 | Politikë
Rama: Sharrat e “doktoreshës” dhe britmat e

Ndërsa studentët vazhdojnë të grumbullohen përballa godinës së Kryeministrisë, Edi Rama ka reaguar në “Instagram”, duke shkruar se protesta është “gjymtuar” nga opozita.

https://www.instagram.com/p/BrfBGiTgYkT/?utm_source=ig_web_copy_link

“Sharrat e Doktorreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s'ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s'jeni më aty, jo vetëm që s'do t'i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t'ia nisim punës me #Dialog”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos