
Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në Twitter, njoftoi se “kundërofensiva e AKSHI-t në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme“ dhe shtoi se “shërbimet do rikthehen shumë shpejt“.
“Kundërofensiva e AKSHit dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë,po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme!Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje!Nëse s'do kemi surpriza të tjera,shërbimet do rikthehen shumë shpejt“, shkruan Rama në rrjetin social. (A2 Televizion)