Nisja e negociatave, Berisha: Rama mos të provokojë partnerët, të heqë dorë nga amnistia fiskale

Nga A2 CNN
18 Korrik 2022, 12:14 | Politikë
Nisja e negociatave, Berisha: Rama mos të provokojë partnerët,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, pasi i shprehu mirënjohjen vendeve anëtare të Bashkimit Europian “për vendimin e tyre miqësor ndaj Shqipërisë” për nisjen e negociatave, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që “të mos guxojë të provokojë partnerët tanë, por të heqë dorë përfundimisht nga ligji i amnistisë fiskale”.

https://a2news.com/2022/07/15/rama-sfidon-nderkombetaret-per-amnistine-fiskale-sna-ndihmoni-dot-per-te-shtrenguar-ligjin/

“Shpreh mirënjohjen më të thellë për Komisionin Europian dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian për vendimin e tyre miqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Gjithashtu, siguroj BE-në se PD-ja sot në opozitë, do të mbështesë dhe do të ndërmarrë çdo akt, vendim apo reformë të nevojshme për avancimin e procesit të integrimit të vendit në BE”, tha Berisha.

“I kërkoj Edi Ramës publikisht që në përgjigje të këtij vendimi fisnik të vendeve anëtare, të mos guxojë të provokojë partnerët tanë, por të heqë dorë përfundimisht nga ligji i amnistisë fiskale, kundër të cilit është shprehur haptaz Komisioni Europian dhe vende anëtare të BE-së. Edi Rama duhet të kuptojë se problemi më madhor që vendet anëtare të BE-së kanë me Shqipërinë është kriminaliteti dhe eksportimi i tij në vendet e tjera. Legalizimi i parave të krimit është mesazhi më i keq që i dërgohet këtyre vendeve”, shtoi kreu demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos