Sulmi kibernetik, Meta: Kisha kërkuar marrjen e masave për të parandaluar diçka të tillë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2022, 14:03 | Politikë
Sulmi kibernetik, Meta: Kisha kërkuar marrjen e masave për të

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar për bllokimin e shërbimeve publike si pasojë e sulmit kibernetik që ka prekur platformat qeveritare.

“E vlerësoj tepër të rëndë situatën e krijuar si pasojë e bllokimit të shërbimeve publike online, që ka krijuar vështirësi të jashtëzakonshme për qytetarët, bizneset dhe për shumë veprimtari të tjera të lidhura me këtë sistem. Në mënyrë të përsëritur edhe në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare përpara agresionit kundër Ukrainës, kam kërkuar marrjen e të gjitha masave për rritjen e sigurisë kibernetike, për të parandaluar ngjarje të tilla. Kjo situatë, në kontekstin edhe të zhvillimeve të brendshme dhe ndërkombëtare, e rëndon akoma më shumë dhe e kompromenton funksionimin e shtetit, në të gjitha hallkat, ku veçanërisht qytetarët janë ata që i vuajnë pasojat më së shumti. Apeloj marrjen e masave të menjëhershme, serioze dhe të përgjegjshme, duke mobilizuar ekspertizën e nivelit më të lartë profesional për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe vënien nën kontroll të situatës, për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen”, shkruan Meta në rrjetin social. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/18/sigurojme-se-te-dhenat-jane-te-sigurta-dhe-te-paprekura-kryeministria-nuk-ka-vend-per-polemika/

A2 CNN Livestream

Latest Videos