Rama: Me Vuçiç i zgjidhim mosmarrëveshjet në mënyrë të civilizuar

Nga A2 CNN
18 Korrik 2022, 10:14 | Politikë
Rama: Me Vuçiç i zgjidhim mosmarrëveshjet në

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Rundschau”, komentoi marrëdhënien e tij me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Ne kemi një marrëdhënie të mirë personale edhe pse herë pas here nuk pajtohemi. Për shembull, ai thotë “e ashtuquajtura Kosovë”. Unë them “shteti i pavarur i Kosovës”. Ne tani i zgjidhim mosmarrëveshjet tona në një mënyrë të civilizuar”, tha Rama.

https://a2news.com/2022/07/07/rezoluta-per-njohje-te-ndersjellet-reagon-vucic-nuk-do-ta-njohim-kurre-pavaresine-e-kosoves/

Kur u pyet nëse është i shqetësuar nga fakti që Beogradi kohët e fundit është kthyer drejt Rusisë, Rama u përgjigj: “Historia bën diferencën. Kemi vuajtur shumë nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Kjo është arsyeja pse ne jemi pro amerikanë. Serbia ka një histori tjetër, por Beogradi nuk e mbështet në asnjë mënyrë luftën e Putinit. Por, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka një problem, pasi ekonomia e Serbisë është shumë e varur nga gazi dhe nafta ruse”.
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos