Rama: Shqiptarët nuk na kanë braktisur, por na kanë mbështetur më shumë se kurrë

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 11:16 | Politikë
Rama: Shqiptarët nuk na kanë braktisur, por na kanë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se shqiptarët nuk e kanë braktisur politikën, por vetëm një pjesë të saj, duke iu referuar opozitës.

“Shqiptarët kanë folur qartë dhe është komike që këtu folën në emër të shqiptarëve parafolësit (deputetët e opozitës). Pasqyra e pjesëmarrjes në votime flet ndryshe. Shqiptarët nuk na kanë braktisur të gjithëve ne, por një pjesë nga ne. Jo vetëm që nuk na kanë braktisur, por na kanë mbështetur më shumë se kurrë më parë”, tha Rama në Parlament.

“Në zgjedhjet vendore, dihet botërisht, partitë e mëdha bien dhe të tjerat rriten, si rezultat i një numri shumë të madh kandidatësh për këshilla dhe si rezultat i një vote që sa më shumë të shkosh në komunitete më të vogla, është e lidhur me personin. Ja që këtë herë ka ndodhur ndryshe. Prandaj braktisësit kërkojini te mënyra si e lexoni Shqipërinë dhe si flisni për shqiptarët”, shtoi kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos