Rama: Si mund t’i besohet e ardhmja e vendit një kukulle? Nëse doni të ndërpritet vaksinimi, shkoni votojini

Nga A2 CNN
1 Prill 2021, 12:23 | Politikë
Rama: Si mund t’i besohet e ardhmja e vendit një kukulle? Nëse

Kryeministri Rama tha se rivali i tij Lulzim Basha nuk meriton të jetë në krye të shtetit. Në një takim me fermerët në Rrogozhinë, Rama tha: “Një kukull që vetëm qesh, nuk ka kurajo të thoë asnjë fjalë. Ndërsa ai që e kurdis, Saliu, bën thirrje që njerëzit të mos bëjnë vaksinën, sepse të vdes.  Nëse një nga ne thoshte këto, do të ikte, do të dilte jashtë”.

Kryeministri shtoi: “Nëse doni të ndërpritet vaksinimi, shkoni votojini. Saliu thotë vaksina të vdes. Ai doktori tjetër Vasili, nuk ka lënë ditë pa thënë të kundërtën e asaj që duhet t’i thotë njerëzve.  Përkundrazi, gjithë kohës vetëm zi, duke futur ankth, pasiguri, dyshime në shpirtin e njerëzve të zakonshëm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos