Lirimi i Bllakos, Këlliçi: Ka dhënë garanci se nuk do t’i prishte punë partisë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2022, 17:42 | Politikë
Lirimi i Bllakos, Këlliçi: Ka dhënë garanci se nuk do

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të liruar nga qelia dhe kaluar në arrest shtëpie Alqi Bllakon, të akuzuar për korrupsion në çështjen e inceneratorëve. Deputeti Belind Këlliçi thotë se vendimi u mor nga kryeministri Rama, “pasi u sigurua se nuk do “të këndonte” nga qelia”.

“Deputeti socialist, i përfshirë në aferën e inceneratorëve me këmbët e veta dhe të të atit, por me kokën dhe trurin e Edi Ramës, pas 6 muajve në qeli, sot është dërguar në shtëpi. Vetëm pasi ka dhënë garanci se nuk do të fliste dhe t’i prishte punë partisë dhe udhëheqësit. Vetëm pasi kupola ka marrë vendimin për skemën e re që do të ndjekë dhe që përfshin vetëm një ‘kokë turku’, atë të Klodian Zotos”m tha Këlliçi.

“Ligjërisht, ndryshimi i masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpiak” ndodh për një nga këto arsye: 1. I arrestuari nuk përbën rrezik largimi nga vendi; 2. Nuk është në pozitë për të prishur provat; 3. Ka arsye shëndetësore; 4.Nuk ka rrezik të përsëritjes së veprës penale.

https://a2news.com/2022/10/06/gjykata-e-posacme-liron-nga-qelia-alqi-bllakon/

Gjashtë muaj pas arrestimit me akuzat e “shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit”, gjykatësit kanë vendosur se Bllako nuk përbën rrezik, as për ikje nga vendi, as për prishje provash, dhe as për përsëritje të veprës penale. Duke harruar, ose bërë sikur, një element tejet të rëndësishëm: tre bashkëpunëtorë të Bllakos, Mërtiri-Gugallja-Zoto, sot janë ende në kërkim. Po ashtu ata vazhdojnë “ta përsërisin veprën penale” duke marrë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë miliona euro të cilat u derdhen në llogaritë bankare, edhe pse janë në kërkim ndërkombëtar”.

Për Këlliçin, alibia që gjendet për Bllakon është një farsë. “Ashtu siç është farsë edhe i gjithë procesi hetimor i inceneratorëve, i cili nuk prek trungun, por shkund vetëm gjethet. Kokat e aferës janë të lirë dhe vendosin se, kush hyn dhe kush del në burg, kush arratiset dhe kush shpallet në kërkim, apo kush e bën burgun e lehtë nga shtëpia. Alqi Ballko është vetëm ‘ushtari Rajan’, i mbetur në kryqëzimin e zjarrit të një drejtësie që bën sikur heton e dënon, dhe të korruptuarve dhe korruptuesve të mëdhenj në majën e kupolës qeveritare, i rezervon qetësinë që rrjedh prej kontrollit total të drejtësisë. Alqi Bllako është sinjali që kjo kupolë u dërgon bashkëpunëtorëve në krim, të cilët, edhe pse kanë marrë miliona, mund të konsiderohen “hajdutë të vegjël” e të padëmshëm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos