Komiteti Politik Europian, Rama: Diskutuam për energjinë dhe “rublat ruse” në shoqërinë tonë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2022, 17:43 | Politikë
Komiteti Politik Europian, Rama: Diskutuam për energjinë dhe

Kriza energjetike, inflacioni i luftës dhe financimet ruse, këto ishin temat e trajtuara nga pala shqiptare në samitin e parë të Komitetit Politik Europian. Pas përfundimit të sesionit plenar, kreu i qeverisë shqiptare dha edhe detajet e diskutimeve të zhvilluara ndërmjet liderëve të vendeve pjesëmarrëse.

“Edhe formati i takimit ishte shumë i pazakontë sepse pas seancës plenare ku kam pasur nderin të jem një ndër folësit, një vlerësim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, në një format me më shumë se 40 vende. Ne jemi ndarë në një sërë tryezash të rrumbullakëta, ku jemi fokusuar më në detaje për çështjet që lidhen me propozimin tonë dhe njëkohësisht dhe për ato që janë çështjet më të nxehta, që nga kriza e përbashkët dhe e përbotshme energjetike tek inflacioni i Putinit dhe patjetër dhe tek forcat e “rublave” në gjirin e shoqërive tona”, tha Rama.

Energjia është sektori që ka sfiduar vendet europiane, ku çmimi i saj ka detyruar ministrat e Energjisë të mblidhen pas pak javësh në një samit të jashtëzakonshëm: “Lajmi i mirë është që në kërkesën time drejtuar kryetares së Komisionit pak javë më parë, është pranuar që të thirren dhe ministrat tanë të Energjisë, pra ministrat e energjisë të rajonit tonë në Ministerialin e jashtëzakonshëm që do të zhvillohet po në Pragë, me të gjithë ministrat e energjisë për të trajtuar çështjen e krizës energjetike si një çështje europiane dhe jo s i një çështje thjesht e Bashkimit Europian”.

Në këtë samit kreu i qeverisë shqiptare do të takohet me homologun grek, ku për çështjet e hapura mes dy vendeve si ndarja e hapësirës detare, Rama nënvizoi se nuk ka ende një dakordësi se kur do t’i drejtohen Gjykatës së Hagës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos