Rama takon sot Sunak, temat e bisedimit

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 10:04 | Politikë
Rama takon sot Sunak, temat e bisedimit

Kryeministri Edi Rama po zhvillon, ditën e sotme, një vizitë në Londër, ku do të takohet me homologun britanik, Rishi Sunak, me të cilin do të zhvillojë edhe një konferencë për mediat.

Gjithashtu, kreu i qeverisë do të ketë takime edhe me kryetarin e Parlamentit britanik, Sekretarin e Jashtëm, si edhe me zyrtarë lokalë.

Vizita vjen në një kohë kur Britania e Madhe po mendon të miratojë një ligj që synon të frenojë emigrantët e paligjshëm drejt ishullit, ku një numër të konsiderueshëm e përbëjnë të rinjtë shqiptarë.

Administrata Sunak, u ka shpallur luftë prej disa kohësh emigrantëve nga vendi ynë, të cilët i lidh me krimin e organizuar në Britaninë e Madhe.

Sipas të dhënave, 12 301 emigrantë shqiptarë, kryesisht meshkuj të rinj, kanë hyrë ilegalisht në vend në 2022, numri më i lartë i rreth 45 mijë shtetasve që kanë kaluar gjithsej kanalin vitin e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos