Rama, thirrje Kosovës për të dëgjuar aleatët: Është nevojë kombëtare. Mos u fusni në shtegun e rrezikshëm

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 21:49 | Kosova
Rama, thirrje Kosovës për të dëgjuar aleatët:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lëndimit të ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës. Në një postim në Twitter kreu i qeverisë thekson se përgjegjësia për plagosjen e tyre është e dhunuesve.

“Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova!

Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm!”

Ai theksoi Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht dhe bëri thirrje për të dëgjuar aleatët dhe jo për t’u futur në shtegun e rrezikshëm.

Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare! (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/29/xhacka-sulmet-ndaj-kfor-it-te-papranueshme/
https://a2news.com/2023/05/29/peleshi-denojme-me-force-dhunen-ndaj-kfor-it-ne-veri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos