Petrit Vasili, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është i pari që ka reaguar pas marrëveshjes së arritur këtë të martë mes mazhorancës dhe opozitës në parlament për të votuar 5 qershorin dhe hapjen e listave.
Për Vasilin, “Rilindja” bën marrëveshje me veten për reformën zgjedhore.
“Tamam si një hundë me dy vrima, që herë kruan njërën dhe herë tjetrën, por në të dy rastet nxjerr vetëm....sekrecione! Marrëveshja është thjesht facoletë për të fshirë sekrecionet dhe aq”, shkruan Vasili. (A2 Televizion)