Dialogu me Serbinë, Kurti: Plani europian përfshin de facto njohjen reciproke

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 17:23 | Kosova
Dialogu me Serbinë, Kurti: Plani europian përfshin de facto njohjen

Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përfshin de facto njohjen reciproke të të dyja vendeve.

Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti në seancën e mbajtur të enjten në kuvend, megjithatë ai shtoi se parashikohet të arrihet një marrëveshje përfundimtare si një parakusht për avancim europian të Serbisë.

“Kosova e Serbia me planin evropian e njohin njëra-tjetrën në formën de facto Ky propozim parasheh normalizim të marrëdhënieve ndërkombëtare në mes Kosovës dhe Serbisë, ku njëra-tjetrën e njohin në formën de facto. Një njohje e tillë duket e qartë në tekstin e marrëveshjes, por gjithashtu është premtuar një përmbajtje të tillë nga shtetet e emisarëve që e kanë propozuar marrëveshjen dhe vet Bashkimi Evropian”, tha Kurti.

Marrëveshja i vendos Kosovën dhe Serbinë si dy entitete të barabarta para të drejtës ndërkombëtare, me integritet territorial të pacenueshëm të të dyjave, marrëdhënie të mira ndër fqinjësore, njohje të plotë të pasaportave dhe simboleve shtetërore në nivelin ndërkombëtar, me referencë të qartë të parimit të kartës së OKB-së për barazinë e plotë sovrane në mes shteteve, ku asnjëra nuk mund të përfaqësoj dhe as të flasë për të tjetrën në nivel ndërkombëtar dhe ku Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Gjatë seancës deputetët e partive opozitare kritikuan qeverisjen dyvjeçare nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti. Ata akuzuan Qeverinë se përgjatë këtyre dy viteve nuk ka arritur të adresojë problemet me të cilët përballen qytetarët e dhe nuk ka sjellë ndryshime pozitive në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos