Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Uashingtoni është detyruar të sqarojë pozicionin e vet, pas letrave që presidenti amerikan Joe Biden dhe sekretari i Shtetit Anthony Blinken, i kanë dërguar presidenti Aleksander Vucic, me rastin e ditës së shtetësisë në serbi, e ku nuk përmendet në mënyrën specifike njohja reciproke mes dy vendeve.
Për Radion Evropa e lirë, një zëdhënës i DASH thotë: “Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilit synohet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me qëllim përfundimtar njohjen reciproke”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti të mërkurën se në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë duhet të përfshihet njohja reciproke me Serbinë.

Planin e kanë pranuar si Kosova, ashtu edhe Serbia, por ai nuk është prezantuar asnjëherë në publik. Në një draft që ka qarkulluar në media nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.
Në letrën dërguar presidenti serb ditën e mërkurë, sekretari I shtetit Blinken, tha se liderët në Kosovë dhe Serbi do të bëjnë kompromise të vështira për të normalizuar marrëdhëniet. Kjo sipas tij, do të sjellë siguri e prosperitet për të gjithë qytetarët e rajonit, e do të shoqërohet me shpërblime për popullin serb. (A2 Televizion)