Rama uron mësuesit: Po kaloni vit të vështirë, por më e mira do të vijë

Nga A2 CNN
7 Mars 2021, 08:28 | Aktualitet
Rama uron mësuesit: Po kaloni vit të vështirë, por më e

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë mësuesit në festën e 7 Marsit përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale më shkollat e ndërtuara dhe të rindërtuara gjatë qeverisjes së tij.

Në mesazhin e kreut të qeverisë thuhet se mësuesit po kalojnë një vit të vështirë për shkak të pandemisë, por i siguron se më e mira për ta do të vijë.

“Mirëmëngjes dhe me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë, duke i siguruar krejt ata se më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/07/kushi-uron-7-marsin-cdo-mesues-eshte-nje-hero-qe-te-merr-per-dore-te-ndricon-dhe-behet-udherrefyesi-yt/

A2 CNN Livestream

Latest Videos