
Përmes një postimi në Facebook, ku tregonte dyndjen në Tiranë dhe qytete të tjera në tregjet ushqimore, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “meqë mesa duket ecurinë pozitive të luftës deri tani, shumëkush po e kupton gabimisht si arsye për t'u lëshuar me idenë se s'na gjen gjë, atëherë përgjigja e shtetit do të jetë reciproke për këdo që nuk do të hyjë në rresht për të mbajtur radhë”.
Për këtë arsye, ditën e hënë do të miratohet një ligj i cili parashikon që “ushtria dhe policitë bashkiake të krijojnë urgjentisht kordonët sanitarë të tregjeve, dhe për mos zbatuesit mund të shkohet në "heqje lirie".
Kryeministri më pas shtoi se Tirana mbetet kryeqendra e rrezikut, por që Durrësi, Shkodra dhe Fieri mund të jenë një "bombë me sahat", rrezik për t’u shndërruar në vatër epidemie. (A2 Televizion)