Raporti i “Financave”, në 6 muajt e parë u rritën ndjeshëm të ardhurat

Nga A2 CNN
18 Korrik 2021, 10:39 | Ekonomi
Raporti i “Financave”, në 6 muajt e parë u rritën

Të ardhurat totale që qeveria mblodhi në 6 muajt e parë të këtij viti shënuan një rritje të ndjeshme në raport me vitin e kaluar, madje duke tejkaluar edhe 2019-n.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat në buxhet, në harkun janar-qershor, ishin 234 miliardë lekë, nga 195 në 2020-n dhe 226 në vitin e para krizës shëndetësore.

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, të cilat u rritën me 3,8 për qind krahasuar me vitin 2019 dhanë edhe kontributin më të madh. Pas TVSH-së, renditen të ardhurat nga sigurimet shoqërore e shëndetësore, ato nga tatimet dhe doganat si dhe akciza.

Në raport të drejtë me të ardhurat qëndruan edhe shpenzimet të cilat u rritën me 12.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas “Financave”, shpenzimet e përgjithshme publike arritën në vlerën e 263 miliard lekëve në 6 muajt e pare të këtij viti nga 233 në 2020-n.

Përmirësim pësoi edhe deficiti buxhetor, i cili rezultoi në rreth 29 miliardë lekë në harkun janar-qershor të këtij viti nga rreth 38 miliardë lekë që ishte në vitin 2020.

Rihapja e ekonomisë dhe rritja e konsumit, pas lehtësimit të masave kufizuese si pasojë epandemisë, kanë dhënë një ndikim të menjëhershëm në rigjallërimin e ekonomisë në vend, e cila parashikohet që të rritet me 5 për qind këtë vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos