All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Raporti i Sekretariatit të Energjisë, pensionistët në Shqipëri e kanë më të vështirë të sigurojnë ngrohjen

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 12:31 | Aktualitet
Raporti i Sekretariatit të Energjisë, pensionistët në
All - Paragraf - 1

Pensionistët në Shqipëri e kanë më të vështirë të sigurojnë ngrohjen. Është ky përfundimi i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në një studim mbi varfërinë energjetike ku rezulton se 55 për qind e çifteve të personave mbi 65 vjeç nuk janë në gjendje ta mbajnë shtëpinë e tyre të ngrohtë.

Pensionistët thonë se ngrohjen e pjesshme e mundësojnë vetëm me ndihmën e fëmijëve.

All - Paragraf - 3

Në dokumentin e publikuar, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë rekomandon hartimin e një programi për zbutjen e varfërisë energjetike, rinovimin e ndërtesave, ndërrimin e pajisjeve elektroshtëpiake, përmirësimin e sistemit të ngrohjes për të siguruar eficiencë energjie me kosto të ulët, si dhe dhënin e mbështetjes për burimet e rinovueshme të energjisë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos