Raporti për ndryshimet klimatike, ngjarjet e motit ekstrem janë normaliteti i ri në botë

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2021, 13:13 | Bota
Raporti për ndryshimet klimatike, ngjarjet e motit ekstrem janë

Ngjarjet e motit ekstrem, përfshirë valët e të nxehtit dhe përmbytjet shkatërruese, janë normaliteti i ri në botë. Alarmi u lëshua nga Organizata Botërore Meteorologjike që prezantoi raportin për gjendjen e Klimës për vitin 2021 në nisje të samitit të OKB në Glasgow.

Në të nënvizohet se bota po ndryshon përpara syve tanë dhe se temperatura globale e 20 viteve të fundit është rritur me 1 gradë celsius.

Raporti konfirmon se niveli i deteve arrti një rekord të ri gjatë 2021. Studimi zbulon se shtatë vitet e fundit, duke përfshirë këtë, ka të ngjarë të jenë më të ngrohtat e regjistruara, pasi gazrat serrë arritën përqendrime rekord në atmosferë.

Ekspertët që përpiluan raportin kërkuan veprime konkrete dhe urgjente në ndihmë të planetit dhe samitin COP26 e konsideruan një pikë kthese për njerëzit dhe botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos