
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shpjegoi në Kuvend pse qeveria e tij nuk e ka përdorur raportin final për fizibilitetin për Liqenin e Ujmanit të përgatitur nga Departamenti Amerikan për Energji. Ai shpjegoi se lidhur me pronën e Kosovës nuk ka çfarë të bisedojë me Serbinë, ndërsa kritikoi ish- kryeministrin Avdullah Hoti që e bëri atë pjesë të ujdisë së Uashingtonit.
“Raporti në tërësi flet për Ujmanin në kontekst të Kosovës dhe shfrytëzimin e tij në kontekst të Kosovës, jo për përdorim të përbashkët. Pjesa më e madhe e raportit, tre nga katër pikat përmban pika për veprime teknike, inxhinierike në kuadër të sistemit të Ibër Lepencit. Raporti e ka korrigjuar atë që e ka bërë gabim ish kryeministri, ku ka pretenduar dhe deklarohej publikisht se Ujmani mund të shfrytëzohet bashkë me Serbinë. Raporti askund nuk e përmend një pasaktësi të tillë. Siç e thotë edhe parashtruesi i pyetjes retorike, mbrojtësi më i madh i sovranitetit tonë, e ka kuptuar më mirë se sa e pasaktë dhe pamundur ka qenë ai pretendim për shfrytëzim të përbashkët. Serbia është thirrur në atë marrëveshje, por jo në atë raport. Me pas qenë i mirë ai raport i mirë për Serbinë padyshim se e kishte përdorur Serbia. Ne nuk e kemi përdorur se në vazhdimësi kemi qenë në të drejtën tonë dhe kemi theksuar dhe insistuar se nuk kemi çka flasim për pronën tonë.”
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës
(A2 Televizion)