Raportimi i SHISH në Kuvend, Noka: Sulmet kibernetike edhe nga Rusia dhe Serbia

Nga A2 CNN
3 Tetor 2022, 15:24 | Politikë
Raportimi i SHISH në Kuvend, Noka: Sulmet kibernetike edhe nga Rusia dhe

Në përfundim të raportimit të Shërbimit Informativ Shtetëror pranë Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit, demokrati Flamur Noka pohoi se sulmet kibernetike të muajve të fundit nuk kanë ardhur vetëm nga Irani, por edhe nga Rusia dhe Serbia.

“U konfirmua fakti që janë hakeruar prej 14 muajsh sistemet digjitale të Shqipërisë. U konfirmua fakti që është hakeruar sistemi Tims dhe MEMEX i policisë së Shtetit që cenon rëndë sigurinë kombëtare, u konfirmua që prej 14 muajsh hakerat jo vetëm të shtetit islamik të Iranit, por edhe rusë e serbë kanë vazhduar të sulmojnë dhe të kenë kontroll në të dhëna. Shqiptarët janë mashtruar sepse të dhënat janë rrëmbyer. Ka sisteme ku të dhënat janë fshirë. Siguria kombëtare në këtë vend është më e rrezikuar se kurrë. Janë drejt konfirmimit informacionet që edhe hakerat qeveritarë kanë ndërhyrë për të asgjësuar të dhëna sekrete të lidhjeve të drejtuesve të policisë me kanale të ndryshme të trafikut dhe krimit. Kemi indicie.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos