Publikohen notat e provimeve me zgjedhje, 153 maturantë kanë marrë notën maksimale

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 19:08 | Aktualitet
Publikohen notat e provimeve me zgjedhje, 153 maturantë kanë

Janë publikuar në portalin studentor notat e provimeve me zgjedhje. Maturantët mund t’i marrin notat e tyre në sistemin digjitale duke ndjekur linkun:  https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures.

Sipas Ministrisë së Arsimit, provimin me zgjedhje e kanë kryer në total 27389 maturantë.

 746 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 153 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim raportohet të jetë 97.28% ndërsa nota mesatare është 7.30.

Brenda disa orësh pritet të publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te mëtejshme për secilën lëndë me zgjedhje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/26/publikohen-notat-e-provimeve-me-zgjedhje-153-maturante-kane-marre-noten-maksimale/
https://a2news.com/video/matura-shteterore-analiza-e-testeve-dhe-pritshmerite-per-cilesine-e-studenteve-te-rinj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos