Rama në Bruksel, zyrtari i KE-së: Diskutuam rreth Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 20:45 | Aktualitet
Rama në Bruksel, zyrtari i KE-së: Diskutuam rreth Planit të

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku ndër të tjera është takuar edhe me Gert Jan Koopman, Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Europian.

Ky i fundit, në një postim në llogarinë e tij në Twitter tregon se në takimin e sotëm, i konfirmoi kryeministrit shqiptar mbështetjen e KE-së ndaj Shqipërisë drejt rrugës së saj të integrimit.

Po ashtu, Koopman bën të ditur se me kreun e qeverisë diskutuan rreth Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe për mënyrat sesi mund t’i jepet një shtysë konvergjencës ekonomike dhe për shtimin e benefiteve të anëtarësimit për rajonin.   (A2 Televizion)

https://twitter.com/GertJanEU/status/1673399514080608256?s=20
https://a2news.com/video/rama-sot-ne-bruksel-me-ftese-te-presidentit-te-kie/
https://a2news.com/2023/06/26/rama-ne-bruksel-bashkesia-euroatlantike-te-udheheqe-nje-konference-pa-afat-kohor-serbi-kosove-deri-ne-nenshkrimin-e-marreveshjes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos