Rasti i çuditshëm i futbollistit që u tërhoq menjëherë pas debutimit me ekipin e ri

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 12:59 | Futboll
Rasti i çuditshëm i futbollistit që u tërhoq

Një futbollist njoftoi tërheqjen menjëherë pas debutimit me skuadrën e tij të re. Emre Çolak, i cili kishte vetëm 17 ditë që ishte transferuar në Spanjë, tek Intercity, vendosi të linte futbollin me një mesazh të befasishëm në Instagram.

Turku komunikoi se donte t’i përkushtohej familjes: “Lashë futbollin. Zoti ju bekoftë, do të jetoj nga sot e tutje për familjen time”.

Emre Çolak u aktivizua në fundjavë në minutën e 61 dhe eksperienca e tij me Intercity zgjati vetëm gjysmë ore. Pas ndeshjes, ai u fotografua duke festuar me shokët suksesin dhe askush nuk e priste që të njoftonte tërheqjen disa minuta më vonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos