Rasti Kajmaku, Ulqini: Partitë nuk zëvendësojnë dot prokurorinë

Nga A2 CNN
31 Tetor 2019, 10:25 | Politikë
Rasti Kajmaku, Ulqini: Partitë nuk zëvendësojnë dot

Musa Uliqini, deputet i Partisë Socialiste, i ftuar në studion e Ditari në A2 deklaroi se rastet si ai i Agim Kajmakut “nuk i bëjnë nder Partisë Socialiste”, por theksoi se bëhet fjalë për “përgjegjësi personale të individit”.

“Partitë politike nuk kanë agjensi survejimi, por rregulla. Partitë duhet t’i çojnë kandidatët në KQZ disa kohë më përpara që t’i jepet mundësi organeve ligjzbatuese që të bëjnë verifikime para se të futen në fushatë. Partitë nuk ndërtojnë dot brenda tyre struktura që të zëvendësojnë prokurorinë apo kontrollin e pasurive. Partitë kanë përgjegjësi, por nëse dikush nuk deklaron diçka të ndodhur 25 vite më parë, është e pamundur të kërkosh penalizim për partinë, pasi partitë i ftojnë kandidatët që të plotësojnë formularin e dekriminalizimit. Rastet që kanë ndodhur e kanë bërë sistemin më të sigurtë dhe jam i sigurtë që në zgjedhjet e ardhshme, me ndryshimet që do të bëhen, do të ketë përmirësim. Kjo gjë nuk i bën nder Partisë Socialiste, por i vetmi mekanizëm për të shmangur këtë është të njohim problemet dhe të ndërtojmë instrumente për të shmangur këto episode. Është përgjegjësi personale e individit, PS nuk bëhet ombrellë për asnjërin”, u shpreh Ulqini.

https://a2news.com/2019/10/30/dosja-kajmaku-mberrin-ne-prokurorine-e-tiranes-te-premten-kqz-shqyrton-verifikimet-e-organit-te-akuzes/

Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme që ka kërkuar opozita, deputeti socialist theksoi: “Duhet që të gjitha forcat politike të miratojnë me konsensus atë që ka kërkuar Bundestagu, atë që ka kërkuar Këshilli Evropian dhe të jetësojmë në formën e neneve sugjerimet e OSBE/ODIHR për 4 palë zgjedhje”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/29/qendrimet-e-kajmakut-nga-jorgo-toto-te-mohimi-i-arrestimit-ne-greqi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos