Presidenti i PE, Sassoli, vjen në Tiranë në dhjetor

Nga A2 CNN
30 Tetor 2019, 13:19 | Politikë
Presidenti i PE, Sassoli, vjen në Tiranë në dhjetor

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vijë në Shqipëri muajin e ardhshëm. Në një deklaratë për mediat lëshuar nga PE thuhet se Sassoli do të vijë në datat 2 dhe 3 dhjetor në Tiranë, ndërsa në 4 dhe 5 nëntor do të jetë në Shkup.

Para vizitës për në Maqedoninë e Veriut, Sassoli theksoi se këto dy takime janë tepër të rëndësishme për atë personalisht. “E dimë se njerëzit në këto dy vende janë thellësisht të zhgënjyer nga dështimi i Këshillit Europian për të gjetur një marrëveshje për nisjen e bisedimeve, për shkak të vetos nga disa shtete anëtare. E kuptojmë dhe e ndajmë edhe në këtë zhgënjim”, deklaroi Sassoli.

Ai i bëri thirrje veçanërisht brezit të ri në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut të mos humbë shpresat. “Parlamenti Europian qëndron krah jush”, u shpreh ai. “Nuk do të qëndrojmë të heshtur por i bëjmë thirrje shteteve europiane që të marrin një vendim pozitiv unanim në takimin e ardhshëm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos