Rasti “Zhvatja”, shkarkohet kryeprokurorja Katica Janeva

Nga A2 CNN
15 Shtator 2019, 11:04 | Ballkani
Rasti “Zhvatja”,  shkarkohet kryeprokurorja Katica Janeva

Këshilli i Prokurorëve në Maqedoninë e Veriut votoi në mënyrë unanime shkarkimin nga detyra të Prokurores Speciale, Katica Janeva, pas propozimit nga Kuvendi për përfshirjen e saj në skandalin e rastit “Zhvatja”. Shkarkimi i kryeprokurores Janeva u bë me motivacionin për sjellje joprofesionale dhe të papërgjegjshme ndaj ushtrimit të detyrës së saj.

https://a2news.com/2019/08/21/rasti-zhvatja-arrestohet-prokurorja-speciale-ne-shkup/

Këshillit të Prokurorisë do t’i duhet të mblidhet sa më shpejt për të bërë dhe disa saktësime me statusin e prokurorëve të tjerë të Prokurorisë Speciale, pasi mandati i tyre nuk mund të tejkalojë atë të kryeprokurores.

Edhe në bazë të ligjit, mandati i Janevës zyrtarisht skadonte sot, por ajo u dorëheq më 15 korrik, menjëherë pas shpërthimit të skandalit me çështjen “Zhvatja”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/08/12/rasti-zhvatja-pendarovski-ka-tronditur-themelet-e-shtetit-mund-te-pengoje-integrimin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos