Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, votohet për 44 komuna

Nga A2 CNN
31 Tetor 2021, 14:46 | Ballkani
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, votohet

Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni të Veriut. Qytetarët do të votojnë për të zgjedhur kryetarët e 44 komunave, përfshirë kryeqytetin e Shkupit.

Qendrat e votimit janë hapur në kohë, në 7 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë hapur deri në orën 19:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka angazhuar 400 persona për mbështetje teknike për tejkalimin e problemeve me përdorimin e aparateve për shenjat e gishtërinjve.

Këto zgjedhje lokale konsiderohen të rëndësishme duke marrë parasysh dhe rezultatin e raundit të parë, ku opozita e VMRO-DPMNE fitoi më shumë komuna se sa partia LSDM në pushtet. Gjithashtu interes të madh ka edhe nga partitë shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të drejtë vote kanë gjithsej 1.3 milionë qytetarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos