Ministri i Jashtëm i Kinës viziton Shqipërinë, Greqinë, Serbinë dhe Italinë

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 15:10 | Ballkani
Ministri i Jashtëm i Kinës viziton Shqipërinë, Greqinë,

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, do të vizitojë Shqipërinë gjatë një turi me takime me homologët e disa vendeve të rajonit.

Sipas njoftimit të zëdhënësit të ministrit, publikuar në mediat kineze, Yi do të takojë homologen shqiptare, Olta Xhaçka, por edhe ministrat e Jashtëm të Greqisë, Serbisë e Italisë, brenda 3 ditësh, në datat 27-29 tetor.

Sipas zëdhënësit, vizita vjen pasi Yi është ftuar nga të katërt ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve, Nikos Dendias, Nikola Selakovic, Olta Xhaçka dhe Luigi Di Maio.

Pala kineze, por edhe ajo shqiptare, nuk kanë njoftuar për arsyet e kësaj vizite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos