Forumi i sigurisë në Beograd, Escobar: Ballkanit i duhet pajtim etnik, jo nacionalizëm

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 13:24 | Ballkani
Forumi i sigurisë në Beograd, Escobar: Ballkanit i duhet pajtim etnik,

Ballkanit Perëndimor i duhet “pajtim etnik, gjithëpërfshirje, integrim dhe jo politika nacionaliste për të qenë më i fuqishëm”. Deklarata ka ardhur nga zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për Europën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, gjatë Forumit të Sigurisë në Beograd.

Ai shtoi se është për të ardhur keq që shumë politikanë nuk e kanë ndryshuar mënyrën e të menduarit dhe ende po diskutohen çështje të viteve ’90.

“Shohim disa tendenca shqetësuese në përqendrimin e pushtetit te partitë politike dhe të mundësive ekonomike te njerëzit që janë të lidhur me paritë politike”, u shpreh zyrtari i DASH, njëkohësisht dhe i dërguar për Ballkanin Perëndimor.

Ndër të tjera, Escobar shprehu mbështetje për nismën Ballkani i Hapur në kuadër të bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos