Raundi i parë pa emra, presidenti i ri, mazhoranca takon 2 nga 3 grupet e opozitës

Nga A2 CNN
13 Maj 2022, 16:43 | Politikë
Raundi i parë pa emra, presidenti i ri, mazhoranca takon 2 nga 3 grupet e

Dy nga tre grupet opozitare të parlamentit morën pjesë këtë të mërkurë në negociatat për presidentin të zhvilluara në kryesinë e kuvendit me mazhorancën. 

Të parët në takim ishin përfaqësuesit e grupit Demokraci dhe Integrim, të cilët në përfundim deklaruan se morën garanci nga mazhoranca për një proces konsensual, ndërsa kërkuan që president ii ri të jetë thellësisht me eksperiencë politike.

Kreu i grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu njoftoi se opozita është dakordësuar për të dalë me kandidatura të përbashkëta, ndërsa 16 majin e cilësoi si afat të pamundur për t’i paraqitur ato.

Djegien e raundit të parë pa paraqitur kandidaturë në seancë plenare e konfirmuan edhe socialistët, të cilët i shikojnë të frytshme takimet me grupet e opozitës, sa i takon caktimit të kritereve.

Enkelejd Alibeaj nuk u ul në tryezën negociuese me socialistët, por i dërgoi propozimet e veta me shkrim të gjithë krerëve të grupeve parlamentare. 

Pas Alibeajt reagoi n/kryetari i grupit demokrat, Ervin Salianji, që nënvizon se nuk ka një vendim të dakortësuar për kriteret apo procesin e negociatave për Presidentin e ri.

Salianji propozon që PD të thërrasë në mbledhje të përbashkët të gjithë deputetët opozitarë për të dakortësuar qëndrimin për kriteret, por dhe personalitetet që mund të gjejnë konsensus të gjerë! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos