Reagojnë banorët në Pustec, karantina i lë pa punë dhe pa votuar

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 11:55 | Aktualitet
Reagojnë banorët në Pustec, karantina i lë pa punë dhe

Vendimi i Komitetit Teknik për pandeminë, që detyron karantinimin e çdo personi që vjen nga Republika e Maqedonisë së Veriut, duket se ka vënë në vështirësi qindra banorë të Bashkisë së Pustecit.

Ata shprehen se për shkak të origjinës dhe afërsinë me kufirin, shkojnë dhe vijnë përditë për të punuar në territorin e Maqedonisë dhe karantinimi i ka detyruar të ndërpresin punën dhe për rrjedhojë edhe të ardhurat.

Shumë kanë mbetur në Maqedoninë e Veriut dhe në këtë mënyrë iu mohohet e drejta edhe për të votuar. Për deputetin e minoritetit maqedonas, Vasil Sterjovski, një vendim i tillë është totalisht i gabuar dhe duhet të rishikohet sa më shpejt.

Pjesa dërrmuese e banorëve të Bashkisë së Pustecit i sigurojnë të ardhurat e tyre nga punët që kryejnë kryesisht në territorin e Maqedonisë së Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos