Katar 2022 | Në kërkim të Botërorit të tretë, statistikat e finales së madhe Argjentinë-Francë

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 11:29 | Futboll

Argjentina dhe Franca do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Botës Katar 2022, në atë që parashikohet të jetë edhe një prej ndeshjeve më të bukura, në mos më e bukura, e këtij turneu. Të dyja skuadrat u ndeshën edhe në Botërorin e kaluar në Rusi, ku francezët triumfuan 4-3, në një ndeshje spektakolare, ku adoleshenti Kylian Mbappe shkëlqeu teksa udhëhoqi skuadrën e tij në triumfin e parë pas 20 vitesh.

Franca mund të bëhet skuadra e tretë në historinë e Botërorit që fiton trofeun dy herë rresht. Më parë, këtë sukses e ka arritur Brazili në vitet 1958 dhe 1962 dhe Italia në vitet 1934 dhe 1938.

Të dyja skuadrat, si Franca dhe Argjentina kërkojnë të fitojnë Kupën e Botës për herë të tretë. Përveçse 4 vite më parë, “Gjelat” e kanë fituar trofeun edhe në vitin 1998, kur luanin në shtëpinë e tyre. Ndërsa dy fitoret e Argjentinës janë më të hershme, në Botërorët e viteve 1978 dhe 1986.

Franca shkon për herë të katërt në finale. Përveç dy fitoreve, ka humbur finalen e vitit 2006 kundër Italisë me penallti. Argjentina luan të dielën finalen e gjashtë. Përveç 2 fitoreve, ka humbur finalen në vitin 1930 kundër Uruguait, dhe dy kundër Gjermanisë, në vitet 1990 dhe 1994.

Finalja ka edhe një sfidë për golashënuesin më të mirë, Messi-Mbappe. Të dy zbresin të dielën në fushë me nga 5 gola të shënuar deri tani. Pas tyre, qëndrojnë Olivier Giroud dhe Julian Alvarez me nga 4 gola.

Argjentinë-Francë, 18 dhjetor, ora 16:00

Argjentina 6 fitore, Franca 3 fitore, barazime 3.

15 korrik 1930, Kupa e Botës: Francë-Argjentinë 0-1

3 qershor 1965, miqësore: Francë-Argjentinë 0-0

8 janar 1971, miqësore: Argjentinë-Francë 3-4

12 janar 1971, miqësore: Argjentinë-Francë 2-0

25 qershor 1972, Kupa e Pavarësisë së Brazilit: Argjentinë-Francë 0-0

18 maj 1974, miqësore: Francë-Argjentinë 0-1

26 qershor 1977, miqësore: Argjentinë-Francë 0-0

6 qershor 1978, Kupa e Botës: Argjentinë-Francë 2-1

26 mars 1986, miqësore: Francë-Argjentinë 2-0

7 shkurt 2007, miqësore: Francë-Argjentinë 0-1

11 shkurt 2009, miqësore: Francë-Argjentinë 0-2

30 qershor 2018, Kupa e Botës: Francë-Argjentinë 4-3

Si mbërritën deri në finale?

Argjentina

Humbje 1-2 kundër Arabisë Saudite

Fitore 2-0 kundër Meksikës

Fitore 2-0 kundër Polonisë

Fitore 2-1 kundër Australisë

Fitore 2-2 (4-3 p.) kundër Holandës

Fitore 3-0 kundër Kroacisë

Franca

Fitore 4-1 kundër Australisë

Fitore 2-1 kundër Danimarkës

Humbje 0-1 kundër Tunizisë

Fitore 3-1 kundër Polonisë

Fitore 2-1 kundër Anglisë

Fitore 2-0 kundër Marokut (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos