Sot në orën 17:30 do të luhet finalja e Botërorit për Klube 2018. Reali i Madridit do të sfidojë surprizën Al Ain nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pikërisht në shtëpinë e tyre në Abu Dhabi.
Pas fitores me penallti përballë River Plejt, tashmë vendasit do të jenë përballë super-favoritëve të turneut.

Kampionët e Evropës synojnë të fitojnë titullin e tretë me radhë në Botërorin për Klube dhe do të mbështeten te forma e shkëlqyer e Garet Bejl.
Një sukses do të mbyllte në mënyrën më të mirë vitin kalendarik, por do të largonte edhe krizën që ka shoqëruar Realin gjatë gjysmës së parë të sezonit. (A2 Televizion)